78 vjeçarja amerikane, arrestohet për herë të tretë për grabitjen e një banke

Një 78 vjeçare amerikane është arrestuar për herë te tretë për një tentativë vjedhje në një bankë.

Mediat e huaja shkruajnë se 78 vjeçarja Bonnie Gooch ishte dënuar dy herë në të kaluarën për grabitje apo tentativë për të grabitur një bankë dhe sërish duket se i është kthyer vesit të vjetër.

Ndërkaq thuhet se Bonnie  është dënuar për grabitjen e një banke në Kaliforni në 1977 dhe një në periferi të Kansas City në 2020 . Në gjykimin për rastin e dytë, djali i saj kishte dëshmuar në gjykatë se nëna e tij “e kishte humbur” dhe se ajo ishte larguar nga shtëpia “e inatosur duke thënë se do të grabiste një bankë”.