7 të vdekur 20 të mbijetuar nga rënia e ortekut në Indi
Një ortek në Indi u ka marrë jetën 7 personave ndërsa 20 të tjerë janë nxjerrë të gjallë.Në momentin ku ra orteku mësohet se pesë deri në gjashtë automjete që transportonin deri në 30 turistë ngecën nën dëborë .
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë rinisur përpjekjet të cilat u ndërprenë gjatë natës , për të gjetur të mbijetuar të tjerë cilët mund të jenë ende të bllokuar.Sipas një dëshmitari okular turistët kishin shpërfillur paralajmërimet e autoriteteve për të mos udhëtuar në këtë zonë të rrezikshme.
Policia kishte ardhur më herët për t’i paralajmëruar turistët që të mos shkonin në këtë zonë dhe asnjë nga makinat nuk u lejua të ngjitej më tej në mal. Por turistët nuk i përpërfillën paralajmërimet dhe shkuan gjithsesi. Më pas orteku erdhi krejt papritur duke i zënë të gjithë nën të, u shoreh një banor.
Turistët u goditën nga orteku pranë destinacionit të njohur turistik Nathu La. Rajoni i cili është prekur rëndë nga ngrohja globale, është i prirur për ortekë.