6 shqiptarë konfirmohen të vdekur në Greqi

 

6 shqiptarë humbën jetën në aksidentin tragjik në Tempes të Greqisë. Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme konfirmoi se edhe Denis Ruçi dhe Erieta Molko, të cilët  rezultonin të zhdukur kanë ndërruar jetë Në nder të viktimave të tragjedisë së Greqisë, institucionet në Shqipëri ulën në gjysmë shtizë flamujt Kombëtarë.

Kryeministri Edi Rama publikoi foton nga godina e qeverisë, shoqëruar me një zemër të thyer për të gjithë ata që humbën jetën, mes të cilëve edhe 6 shqiptarët. Ministrja Olta Xhacka shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor.

“Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident”, shprehet xhacka.

Flamuri kombëtar shqiptar u ul në gjysmë shtizë edhe në selitë dtona diplomatike jashtë vendit si në Athinë, Roma, France, Gjermani, etj.

 

 

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *