Kjo është Jetmira Beka, 28-vjeçarja nga Kosova që u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti në qytetin Achen të Gjermanisë.Krimi i rëndë ndodhi të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku 28-vjeçarja ndodhej së bashku me të motrën u takua me ish-bashkëshortin Besmir Ademi.
Dëshmitarët qëpanë aktin e përgjakshëm në parking dhe lajmëruan policinë dhe ekipet e shpëtimit. Mirëpo, të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën 28-vjeçaresishin pa rezultat.
Autori i ngjarjes, 37 vjeçari Ademi u dorëzua vetë në polici. Beka dhe Ademi që të dy nga Mitrovica e Kosovës ishin të martuar dhe kishin tre fëmijë.Aktualisht hetuesit gjermanë po fokusohen tek konfliktet familjare pas divorcit.Familjarët e së ndjerës në mediat e Kosovës kanë deklaruar Jetmira kishte dy muaj që ishte ndarë nga Ademi, duke e karakterizuar si tejet të dhunshëm dhe që i ka kërcënuar disa herëme vrasjen e të afërmve dhe fëmijes së Bekës.
Autori i kësaj ngjarje të rëndëpritet të dalë para gjykatës ditën e diel.Ndërsa e ndjera pritet të varroset ne vendin e saj të lindjes, në Zasellë të Mitrovicës.