34 akuza për Donald Trump/ Mashtrimet financiare, pagesa pë heshtjen e modeleve mund të dëmtojnë ish presidentin
Pagesa e paligjshme për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels është vetëm njëra prej akuzave që rëndojnë ndaj Donald Trump. Në tetor 2016, fushata e Donald Trump ishte në rrezik pas publikimit të një videoje nga viti 2005, në të cilën Trump bëri komente të vrazhda për gratë në sheshxhirimin e shfaqjes televizive “Access Hollywood”.
Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, u pagua pasi njoftoi se ishte e gatshme të fliste me tabloidin “National Enquirer” ose në televizion, për të konfirmuar takimin që kishte bërë me Donald Trump. Të dyja palët ranë dakord për një pagesë prej 130,000 dollarësh.
Ndërkaq 150 mijë dollarë të tjera për të blërë heshtjen e një ish modele të Playboy të quajtur Karen McDougal për një marrëdhënie seksuale me Trump. Ajo u mbajt e fshehtë deri pas publikimit të një shkrimi nga gazeta “Wall Street Journal”, disa ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016 akuza të cilat janë hedhur poshtë nga Trump.
Midis hetimeve të shumta në qendër të akuzave është edhe një pagesë prej gati 30 mijë dollarësh për ish-rojen e kullës Trump pasi pretendonte se kishte të dhëna që ish presidenti kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore dhe mediat deklaruan se kjo histori nuk ishte e vërtetë.
PROKURORI I QARKUT MANHATTAN, ALVIN BRAGG: Tridhjetë e katër deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto janë krime të rënda në shtetin e Nju Jorkut. Pa marrë parasysh se kush jeni ne nuk mund dhe nuk do të normalizojmë sjellje të rënda kriminale.
Autoritetet e Nju Jorkut akuzojnë Trump se ka gënjyer bankat dhe kompanitë e sigurimeve duke fryrë vlerën e aseteve të tij me miliarda dollarë, duke kërkuar dëmshpërblim prej 250 milionë dollarësh, një akuzë që synojnë të ndalojnë Trump-in dhe tre fëmijët e tij të udhëheqin çdo kompani në Nju Jork.
Një juri e madhe speciale përfundoi së fundmi hetimet për ndërhyrje të mundshme nga Trump dhe aleatët e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Raporti përfundimtar i jurisë së madhe është ende i klasifikuar, rekomandon aktakuza kundër të paktën dhjetë personave dhe prokurorët kanë siguruar prova të reja duke përfshirë shënime ditore, tekste, emaile dhe fotografi në lidhje me dokumentet e klasifikuara që u gjendën në rezidencën e tij në Mar a Lago, që janë thelbi i gjithë akuzave që rëndojnë mbi Trump.
Hetimi i Xhorxhias është gjithashtu një tjetër problem serioz ligjor për ndërhyrjen e pretenduar të Trump në zgjedhjet e vitit 2020, shihen si kërcënimet më serioze ligjore për ish-presidentin. Disa ekspertë ligjorë shprehen se pavarësisht nga ashpërsia e akuzave kundër Trump, ai mund të mos shohë kurrë një qeli burgu për shkak të strategjive të tij mbrojtëse dhe statusit të tij si ish-president.
Nga ana tjetër ish-zonja e parë Melania Trump nuk ishte e pranishme as në Gjykatë kur Trump iu paraqitën akuzat si dhe fjalimit që ish presidenti amerikan mbajti në Mar-a-Lago.