30% e njerëzve në botë pa shërbim shëndetësor
30% e njerëzve në botë nuk kanë mundësi të aksesojnë as shërbimet shendetsore bazë, ndërsa 2 mld të tjerë, për tu kuruar duhet të përballojnë shpenzime tejet të larta, që con familjet në kufirin e varfërisë.
Këto janë statistikat që dalin në pah nga një raport I OBSH, në kuadër edhe të ditës ndërkombëtare të Shendetit që mbahet në 7 prill. Inisiativa “Health For All” ka si objektiv pikërisht shendrtin e mire dhe aksesin ndaj sherbimeve mjekësore, të paktën atyre bazë, të të gjithëve, pram bi 8 mld nejrëz që popullojnë sot Tokën.
Sipas OBSH, pandemia Covid 19, krizat humanitare, klimatike, lufta, dhe pasojat ekonomike të saj kanë ngadalësuar të gjithë sektorin në përmirësimin e shërbimeve dhe aksesit. Dhe për këtë bën thirje të gjithë liderëve të përshpejtojnë politikat sociale dhe të kthejnë fosuin tek kjo problematike, pasi sikurse kujton OBSH, e drejta per shendetin, është e drejtë themelore dhe të gjithë duhet të kenë mundësi të kurohen, edhe në rastet kur mundësitë financiare nuk janë.