3 shqiptarët në Britani “ngujohen” në çati për t’i shpëtuar policisë
Tre shqiptarë, trafikantë droge janë vënë në pranga nga policët britanikë të cilët zbuluan një fabrike ku kultivohej kanabis.
Për ti shpëtuar policisë Gerald Dosku, 26 vjeç Keli Bicaku 35-vjec dhe Bledar Bardhi 32-vjec u ngjitën në majë të catisë. Por këto momente nuk zgjatën shumë pasi ndërtesa shpejt u rrethua nga policët britanikë.
Tre shqiptarët dolën para gjykatës me akuzën e prodhimit të kanabisit, për të cilën u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 1 vit e gjysmë secili.
Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike policia reagoi pas një telefonate të marrë nga qytetarët dhe më pas në zonën ku u bë denoncimi u ngrit një dron.
Nga hetimet e kryera u zbulua fabrika ku kultivohej lënda narkotike vlera e së cilës arrin në 200,000 paund.