2023 mund të shënojë vitin më të ngrohtë në histori
Temperaturat globale janë përshpejtuar në nivele rekord këtë muaj, një shenjë se kriza klimatike po përparon.. Ekspertët shprehen se femomeni El Nino i cili tanimë ka nisur në shumë vende të botës mund të bëj që ky vit të jetë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Temperaturat paraprake mesatare globale të rregjistruara deri më tani në qershor janë 1 gradë Celsius mbi mesataren duke thyer kështu rekordin e vendosur në vitin 2016.
Globi këtë vit nisi me një vit tepër të ngrohtë, ku rekordi i të nxehtit u vendos nga Porto Riko në Siberi në Spanjë , ndërsa nxehtësia e madhe në Kanada shkatërroi mijëra hektarë tokë pyje për shkak të zjarreve. Sipas një raporti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA, bota rregjistroi majin e tretë më të ngrohtë në një rekord të temperaturës, me Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut që të dyja u përballen me nxehtësi ekstreme.
Në maj, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se temperaturat globale ka të ngjarë të rriten gjatë pesë viteve të ardhshme, të nxitura nga El Niño si dhe emetimet. Ndërsa njerëzit po ndiejnë nxehtësinë në tokë, një shpërthim edhe më i jashtëzakonshëm i nxehtësisë po ndodh në dete , ku sipas shkencëtareve temperatura e deteve dhe oqeaneve është rritur ndjeshëm nga marsi në maj. Nxehtësia e tepërt në oqeane, të cilat mbulojnë 70% të sipërfaqes së globit po deformon popullsinë e peshqve dhe po shkatërron shkëmbinj nënujorë koralorë.