ANGLI– Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet në Canvey, Angli dhe nuk ka ende asnjë gjurmë prej tij. Almaro Pjetri, me trup të hollë e flokë të shkurtër e të errët, për herë të fundit ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe një çantë.
I riu shqiptar është zhdukur prej kohësh, dyshohet se kontaktet e tij të fundit me familjarët dhe miqtë kanë qenë me 18 dhjetor.
Policia bën thirrje për ndihmë në gjetjen e menjëhershme të tij.
E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, i cili ka humbur nga Canvey? Almaro përshkruhet si i bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë. Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë.
Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor”, thuhet në njoftim.