Të paktën 17 persona janë plagosur, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të madh në qendër të Parisit.
Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë pranë kishës Val de Grâce në Rue Saint-Jacques në lagjen e pestë të kryeqytetit francez.
Një ndërtesë pranë kishës u përfshi nga flakët dhe pjesa më e madhe e saj duket se është shembur.
Prokurorja e Parisit Laure Beccuau tha pasi mbërriti në vendngjarje se kontrollet fillestare të pamjeve të kamerës sugjeruan se shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës, raportoi gazeta Le Parisien.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar.
Ndërtesa e goditur nga shpërthimi strehonte një shkollë ndërkombëtare të projektimit dhe selinë e sistemit arsimor katolik.
Zona është rrethuar nga policia dhe po zhvillohet operacione, mes frikës se mund të ketë më shumë viktima të mundshme nën rrënoja.