15-vjetori i Shqipërisë në NATO/ Blinken: Aleanca sot më e bashkuar se kurrë

U.S. Secretary of State Antony Blinken delivers a speech during a visit at the Romanian Athenaeum in Bucharest, Romania, on November 29, 2022. – Blinken attends the meeting of NATO Ministers of Foreign Affairs in the Romanian capital. (Photo by Vadim Ghirda / POOL / AFP) (Photo by VADIM GHIRDA/POOL/AFP via Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, duke theksuar se Aleanca është sot më e bashkuar se kurrë.

Blinken thotë se SHBA nderon angazhimin e dy vendeve për të mbrojtur territorin e NATO-s, siç mbrohen vlerat e përbashkëta demokratike.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë për 15-vjetorin e anëtarësimit tuaj në NATO. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin që demokracitë tuaja bënë jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin. Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”, shkruan Blinken.

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *