12 të vrarë në sulmet e fundit ajrore izraelite në Gaza

 

Dymbëdhjetë persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës në atë që ushtria izraelite tha se ishte shënjestrimi i anëtarëve të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez .

https://twitter.com/i/status/1655726702457225216

“Nga këta 12, tre prej tyre janë komandantë të Xhihadit Islamik, ndërsa nëntë të tjerët janë civilë – kryesisht familje të këtyre komandantëve, dhe gjithashtu civilë, thuhet në mediat vendase. 20 personat që  mbeten të plagosur ishin gjithashtu civilë.

https://twitter.com/i/status/1655719392775221250

Dëshmitarët thanë se nga sulmet u shkatërrua një ndërtesë në qytetin e Gazës dhe një shtëpi në qytetin jugor të Rafah. Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore, të koduara “Operacioni Mburoja dhe Shigjeta”, vijnë për shkak të hedhjes së raketave gjatë ditëve të fundit të lëshuara drejt Izraelit.

https://twitter.com/i/status/1655824230796148737

Në shënjestër ishin gjithashtu edhe 10 vende të prodhimit të armëve dhe infrastrukturës, duke përfshirë punëtoritë e prodhimit të raketave si dhe komplekset ushtarake që i përkasin grupit. Grupet militante thanë se do t’i përgjigjen sulmeve dhe se armiku do të përballet me sulme të njëpasnjëshme. Ministria e Jashtme palestineze dënoi ashpër sulmin e Izraelit dhe tha se një zgjidhje politike e negociuar ishte e vetmja mënyrë për të arritur sigurinë dhe stabilitetin.

https://twitter.com/i/status/1655842251572928512

Javën e kaluar, militantët e Gazës hodhën raketa drejt Izraelit jugor dhe ushtria izraelite u përgjigj me sulme ajrore , pas vdekjes të një anëtari të lartë të Xhihadit Islamik, Khader Adnan në paraburgim .  Shkëmbimi i zjarrit përfundoi me një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga Egjipti, OKB-ja dhe Katari.

https://twitter.com/i/status/1655734661539037185

Më shumë se 100 palestinezë dhe të paktën 19 izraelitë dhe të huaj janë vrarë në përleshjet që nga janari. Sulmet ajrore të së martës janë të ngjashme me ato të vitit 2022, në të cilat Izraeli bombardoi vendet ku strehoheshin komandantët e Xhihadit Islamik, duke shkaktuar një sulm tre-ditor në të cilin grupi i mbështetur nga Irani humbi dy komandantët e tij të lartë dhe dhjetëra anëtarë të tjerë. Izraeli thotë se bastisjet në Bregun Perëndimor kanë për qëllim të çmontojnë rrjetet militante dhe të pengojnë sulmet e ardhshme.