1 vit nga lufta në Ukrainë/ Zelensky shprehet optimist: Fitorja është e pashmangshme nëse të gjithë partnerët…
Presidenti ukrainas Zelensky teksa mori pjesë në një konferencë në përvjetorin e një viti të luftës në Ukrainë tha se fitorja është e pashmangshme nëse të gjithë partnerët e Ukrainës “bëjnë detyrat”.
Ai tha se nevojitet një gjykatë dhe mekanizëm special që Rusia të marrë “përgjegjësi” reale për veprimet e saj në Ukrainë.
“Është punë e madhe dhe ne po punojmë për të Kina filloi të flasë për Ukrainën dhe unë mendoj se kjo është një gjë e mirë. Por në fakt shtrohet pyetja se me çfarë do të pasohen këto fjalë. Hapat që duhet të ndërmerren – kjo është ajo që është e rëndësishme.”, tha ai.