1 muaj nga tërmeti në Turqi, mes frikës për të ardhmen

 

Lëkundjet ende tronditin jugun e Turqisë një muaj pas tërmeteve shkatërruese, megjithatë Havva Arslan, nënë e tre fëmijëve, më në fund ndihet e sigurt por me një pa të ardhme të sigurt në kontenierë.

Arslan, burri i saj dhe tre fëmijët e tyre mbijetuan për pesë ditë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së tyre pesëkatëshe. Fakti që e gjithë familja doli e gjallë e bën të tyren një histori të rrallë mbijetese në qytetin e Nurdagi, ku shumica e ndërtesave u shembën.

HAVVA ARSLAN E MBIJETUAR NGA TËRMETI: Shtëpia jonë ishte këtu. Ajo kishte pesë kate. Ne jetonim në katin e parë. Ne ramë në katin përdhes gjatë tërmetit. Ekipet na shpëtuan në ditën e 6. Kjo është gjendja të ndërtesës tani. Tanimë dua të qëndroj këtu ku jam. Do të doja që të mos ishim të ngujuar nën rrënoja, që të kisha mundur t’i ndihmoja të gjithë njerëzit në atë kohë.

Kanë kaluar dy javë që kur familja Arslan doli nga spitali pas trajtimit ndërsa tanimë po përpiqen të ndëetojnë një jetë të re. Ata tanimë kanë krijuar tanimë rutinën e tyre të re.

HAVVA ARSLAN E MBIJETUAR NGA TËRMETI: Ne ishim një familje e pasur. Ne kishim dy shtëpi dhe një makinë. I ishim falënderues Zotit për të gjitha këto. Dhe ne jemi mirënjohës tani, që të gjithë fëmijët e mi janë të sigurt. Nuk kam frikë tani që familja ime është pranë meje.

Havva dhe bashkëshorti i saj, Hasani, humbën 36 të afërm të tyre në tërmet dhe pikëllimi është ende i freskët. Të dy prindërit janë të lumtur që dy nga fëmijët e tyre, njëri në klasën e 4-të dhe tjetri në të 8-tën dhe vajza tjetër mund të kthehen në shkollë.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Sirinë fqinjë ka arritur në mbi 51 mijë. Turqia tanimë përballet me detyrën e asgjësimit të qindra milionë tonëve rrënoja, disa prej tyre potencialisht të dëmshme. Ekziston frika se materialet e vjetra të ndërtimit mund të përmbajnë asbest, një element kancerogjen i ndaluar në shumë vende, duke përfshirë Turqinë.

Tërmeti dhe pasgoditjet e 6 shkurtit lanë të paktën 156,000 ndërtesa. Programi i OKB-së për Zhvillim thotë se 116-210 milionë tonë rrënoja që rezultojnë janë ekuivalente me një sipërfaqe prej 100 km katror dhe kjo është përafërsisht madhësia e Barcelonës. Presidenti turk Tajip Erdogan, i cili përballet me zgjedhjet që mund të mbahen më 14 maj, është zotuar të rindërtojë shtëpitë brenda një viti, megjithëse ekspertët paralajmëruan se siguria duhet të jetë përpara shpejtësisë për të rindërtuar.

Check Also

Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Le të shpërndajmë modelin tonë

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Kreu i shtetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *