Zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland takim me Altin Dumanin/Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK

Gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë për institucionin e pavarur.Ambasada amerikane ka konfirmuar sot takimin e mbajtur, duke dhënë edhe detaje për atë që është diskutuar.

“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Check Also

“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit teksa po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *