Zyrtarizimi i Marco Rubio si sekretar i Shtetit, reagon ministri Igli Hasani: Mirëpresim të forcojmë lidhjet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë

Pas zyrtarizmit nga Donald Trump të Marco Rubio si sekretar i Shtetit, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se mirëpresin që të forcojnë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë

“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Suksese në rolin tuaj të ri!”, shkruan Hasani.