Sipas Kasapit, vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo
Ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila zyrtarisht jeton me qira në një shtëpi, e cila iu vodh nga pastruesja Rozeta Dobi, rezulton se ka në ronësi 3 ose 4 apartamente. I ftuar në ‘Opinion’, gazetari Julian Kasapi tha se këto aprtamente, më herët kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të Klosit. Sipas Kasapit, vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo
“Zonja Klosi, rezultojnë në emër të saj 3 ose 4 apartamente në zona të ndryshme të Tiranës. Këto apartamente që bëhet kjo lidhja, më parë kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të saj. Dhe vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo”, u shpreh gazetari Jul Kasapi.
Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.