Zyrtare/ Ndeshja Serbi-Shqipëri do të zhvillohet në Beograd

Është bërë zyrtare: ndeshja ndërmjet Kombëtares së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë do të zhvillohet në kryeqytetin serb, Beograd, në stadiumin “Rajko Mitić”.

Stadiumi, që ka një kapacitet prej rreth 52 mijë spektatorësh, është arena më e madhe në Serbi dhe shtëpia e klubit të njohur Crvena Zvezda (Ylli i Kuq i Beogradit).

Federata Serbe e Futbollit dhe organizatorët kanë konfirmuar vendimin pas konsultimeve me autoritetet përkatëse, duke siguruar se masat për sigurinë e lartë do të jenë në fuqi për të garantuar një atmosferë sportive dhe të qetë.

Kjo përballje pritet të jetë tepër vendimtare për fatin e dy kombëtareve në grupin K kualifikues të Botërorit 2026.

 

Ndeshja është pjesë e kalendarit zyrtar të kompeticionit dhe pritet të zhvillohet në datën e përcaktuar nga UEFA, më tetor.