Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prezantohet në Hungari: I lumtur që jam këtu

Albion Marku, mbrojtësi që ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë dhe ka një karrierë të pasur në Superligë, tanimë është pjesë e ETO FC Győr në elitën e futbollit në Hungari. I dalë nga moshat e Shkëndijës, Marku ra në sy pas aktivizimit te Laçi dhe më pas kaloi te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, nga ku më pas kaloi në huazim te Partizani, Dinamo dhe Teuta, para se ta merrte Dinamo përfundimisht. Tanimë 25-vjeçari ka kaluar te ETO FC Győr dhe ende nuk dihet shuma që Dinamo ka përfituar nga kjo lëvizje. Pas prezantimit Marku është shprehur i lumtur.

Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi me shumë histori dhe që do të luftojmë së bashku në elitë. Çdokush në skuadër më priti mjaft mirë dhe ndjehem shumë komod. Shpresoj që të jap më të mirën nga vetja në sezonin e ri dhe kështu të ndihmoj skuadrën që të jetë e suksesshme”, u shpreh Marku.