“Zoti ministër, pse fshihesh?”/ Përplasje mes Agron Shehajt dhe Ervin Hoxhës te KZAZ 32: Mos fusni duart te kutitë, do përballeni…

Debate të forta janë regjistruar në KZAZ 32 mes kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Përplasja erdhi pas një urdhri për të nxjerrë nga ambientet e numërimit kandidaten e “Mundësia”, Barbara Doda.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, Shehaj akuzon drejtpërdrejt ministrin Hoxha për ndërhyrje në procesin zgjedhor:

Agron Shehaj: Mos fusni duart te kutitë, do përballeni me ligjin. Zotëri ministër, tregoju qytetarëve se çfarë ndodh këtu? Ju e dhatë urdhrin që të largonit një kandidate nga qendra e numërimit sepse po kërkonte të drejtën e saj? Zoti ministër, pse fshihesh?

Në përgjigje, Hoxha e akuzoi Shehajn për kërkimin e vëmendjes politike:

Ervin Hoxha: Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet…

Agron Shehaj: Je fshehur e…