Zotërohen nga i njëjti pronar, UEFA vulos fatin e Milanit dhe Toulouse në grupet e Kupave të Europës

Frika në shtëpinë e Milanit për pjesëmarrjen në grupet e Champions League ka kaluar.

Kuqezinjtë kanë marrë sinjale pozitive nga UEFA, që ka vendosur të mos pengojë skuadrën italiane për të qënë pjesë e edicionit të ardhshëm në kompeticionin magjik për klube në Europë.

Organi i futbollit Europian ka pranuar si Milanin ashtu edhe Toulouse për të marrë pjesë në kompeticionet e saj, pasi dy klubet zotërohen nga një president.

Por aksionet e pakta në skuadrën franceze kanë bërë që RedBird të përfaqësohet me dy klubet në Europë, respektivisht Milan në Champions League dhe Toulouse në Europa League.

Kjo ndodhi edhe me dy pronarë të tjerë klubesh, konkretisht Aston Villa-Vitoria Guimaraes dhe Brighton-Royal Union. Dhoma e kontrollit financiar pranë UEFA-s do të vazhdojë monitorimin e klubeve që duhet të zbatojnë me përpikmëri rregullin e pronësisë, qeverisjen dhe strukturën financiare të tyre.