E ardhmja e ish-diktatorit gjakatar të Sirisë ende nuk dihet, pasi pas arratisjes së tij nga vendi, ai dhe familja e tij tani kanë fituar azil politik në Rusi.
Megjithatë, është parw me interes historia gruas së Bashar al-Assad, Asma, e cila nga arsimimi dhe karriera në sistemin bankar, u bë zonja e parë e Sirisë për më shumë se dy dekada.
Asma Al-Assad dikur ishte një simbol i çlirimit dhe modernizimit në Lindjen e Mesme, por sot ajo është sinonim i shtypjes dhe rënies së dinastisë së burrit të saj. Me origjinë nga Londra dhe me një karrierë në sektorin bankar, Asma e gjeti veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përpara se zhvillimet e përgjakshme në Siri ta kthenin imazhin e saj në një figurë urrejtjeje dhe zemërimi.
Asma lindi në 1975 në Londër, vajza e kardiologut të suksesshëm Fawaz Ahras dhe diplomates Sahar Ahras.
Në vitin 2000, ajo u martua me Bashar Al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri pas vdekjes së babait të tij, Hafez Al-Assad. Prania e saj pa shami, stili i saj i sofistikuar dhe paraqitjet e saj ndërkombëtare e bënë atë një simbol të fuqizimit të femrës në botën arabe.
Në vitin 2010, revista Vogue e përshkroi atë si një “Trëndafil në shkretëtirë”, duke nënvizuar imazhin e saj si një Zonjë e Parë në modë dhe e sofistikuar.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 2011, kur Siria u zhyt në një luftë civile që ekspozoi shtypjen brutale të regjimit të Asadit.
Asma, e konsideruar fillimisht një “modernizator”, shpejt u lidh ngushtë me diktaturën dhe mizoritë e saj. Lufta ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur, duke shkatërruar imazhin e Sirisë si një vend i hapur dhe progresiv.
Gjatë konfliktit, Asma mori një rol aktiv në ekonominë e regjimit, duke organizuar rrjete kontrolli që përfshinin shpërndarjen e ndihmave humanitare, aksesin në internet dhe subvencionet ushqimore.
Kritikët e saj e quajtën atë “Zonja Makbeth”, pasi ajo e përdori rolin e saj për të forcuar pozitën e regjimit dhe për të siguruar mbajtjen e tij të pushtetit.
Një diagnozë e kancerit të gjirit në 2018 dhe vdekja e vjehrrës së saj në 2016, e sollën atë përsëri në qendër të vëmendjes, por përfshirja e saj në administrimin e regjimit tani kishte gërryer çdo imazh pozitiv që ajo kishte krijuar.
Në të njëjtën kohë, protestat për veprimet e regjimit çuan në tërheqjen e intervistës së saj nga Vogue në 2012. Me afrimin e 24 vjetorit të martesës, çifti ka të ngjarë të festojë në rrethana larg luksit të pallatit në Damask.
Rënia e Asma Al-Assad pasqyron tragjedinë e Sirisë, e cila është kthyer nga një vend shprese dhe përparimi në një fushë vuajtjesh të patreguara.
E ardhmja e familjes Assad mbetet e pasigurt, ndërsa vetë Asma mbetet një figurë që do të ndjekë historinë e vendit të saj.