“Zonja e Parë”, Trump falenderon bashkëshorten dhe familjen: Kanë bërë punë të jashtëzakonshme

Donald Trump, në fjalimin e fitores, falenderoi bashkëshorten e tij, Melania Trump, për të cilën tha se ka bërë një punë në jashtëzakonshme gjatë fushatës zgjedhore.

“Dua të falenderoj gruan time të bukur, Melania, Zonjën e Parë. Që ka librin nr.1 best seller në vend, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, punon shumë fort të ndihmojë njerëz. Falenderoj familjen, fëmijët tanë të jashtëzakonshëm. Falenderoj babain që na mungon, mamanë e Melanias, ishte një grua e jashtëzakonshme“, u shpreh Trump.