Zjarri vijon në malin e Dukatit në Vlorë! Flakët i afrohen Parkut të Llogarasë, pritet ndërhyrja nga ajri

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile , banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët si dhe mbajtjen nën kontrroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi të ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe ëahtë në pikën kritike duke ju afruar parkut të Llogorasë.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontrroll, por era që rreth orës 11 nis në këtë zonë e bën të rrezikshme situatën.