Zjarri te landfilli në Elbasan/ Tabaku: Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive të inceneratorëve

Teksa në Kuvend u diskutua për zjarrin në landfillinin e mbetjeve në Elbasan, opozita kërkoi debat parlamentar. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet ndërsa theksoi se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve.

Tabaku: Sot asnjë nga inceneratorët nuk punon, Kuvendi duhet të marrë përgjigje për tre kontrata korruptive. Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja.