Zjarri te Komuna e Parisit/ Nëna me 2 djemtë dhe i moshuari asfiksohen nga tymi
25 January, 2025
Katër persona kanë kërkuar ndihmë shëndetësore pas zjarrit të rënë në një pallat në Komunën e Parisit në Tiranë.
Këta persona tentuan të dilnin nga shkallët por u asfiksuan nga tymi. Pas mjekimit, gjendja e tyre është e mirë. Mes të asfiksuarëve është nëna me dy djemtë dhe një i moshuar.