Zjarri rrezikon godinën e Mitropolisë Orthodokse në Gjirokastër, shkak bëhet …
- 5 January, 2025
Një vatër zjarri ka rrezikuar godinën e Mitropolisë Orthodokse në Gjirokastër.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi zjarrfikës.
Zjarri ishte shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjëve tek vendi i posaçëm i lutjeve fetare.
Nga zjarri i rënë u dogj vendi i qirinjëve, disa libra dhe vendi i lutjeve.
Dëme të tjera në godinën e Mitropolisë Orthodokse fatmirësisht nuk pati.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ