Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë një biznes tek ish-Metalurgjiku në Elbasan.Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë së prodhimit të plastikës.
Kujtojmë se tymi i çliruar nga djegia e plastikës shkaktoi ndotje të lartë në Elbasan, qytetin që e vuan këtë problematikë prej dekadash. Për shuarjen e flakëve u angazhuan katër mjete të shërbimit zjarrfikës, efektivët e të cilit punuan mbi dy orë për të fikjen e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën plastike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit. Vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.