Zjarri pushton Vlorën/ Përkeqësohet situata në vendgrumbullimin e mbetjeve

I gjithë qyteti Vlorës, është pushtuar nga tymi i zi, pasi vendgrumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit duke shkaktuar shumë dëme duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.

Situata është përkeqësuar akoma më shumë edhe pse kanë ndërhyrë forca të shumta zjarrfikës dhe punonjës së bashkisë. Sipas tyre është e pamumdur të bëhet izolimi pasi era që fryn po përkeqëson situatën duke bërë që zjarri zë afrohet te banesat dhe të rrezikojë ato.