Zjarri masiv ‘pushton’ Izmirin! Evakuohen mbi 10 zona banimi, arrestohen 17 persona
Turqia po përballet me një situatë kaotike pasi një valë shkatërruese zjarresh pyjore kanë përfshirë rajonet Izmir, Denizli, Aydın dhe Manisa gjatë 24 orëve të fundit.
Në qytetin bregdetar të Izmirit, flakët shpërthyen në kufijtë e rajoneve Menderes dhe Seferihisar, duke arritur deri në zonat e banuara. Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10 lagje, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të nxitura nga erërat që arritën deri në 120 km/h.
Në zonën Omur në Seferihisar, një burrë i moshuar në karrocë u shpëtua në çastin kur shtëpia e tij filloi të digjej. Pas ngjarjes ai u dërgua në spital ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Ministrit të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, 23 shtëpi dhe 47 njësi banimi janë shkatërruar, ndërsa 41 shtëpi dhe 25 stalla janë dëmtuar rëndë në provinca të tjera, si Bilecik.
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Prokuroria e Izmirit ka nisur hetime për zjarrvënie të qëllimshme. Një person është arrestuar për përdorim të benzinës për ndezjen e zjarrit, ndërsa 17 të dyshuar të tjerë janë ndaluar për lidhje me zjarret që shpërthyen midis datave 26-28 qershor.
View this post on Instagram