Zjarri përfshin fushën e mbetjeve në Vlorë, kryetari i bashkisë nënvizon masat për të shmangur rreziqet: Pritet të vihet…
Një vatër zjarri ka përfshirë fushën e mbetjeve në Vlorë që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar shqetësim për ndotjen dhe përhapjen e tymit në zonë. Erëra të forta kanë intensifikuar praninë e tymit, por strukturat përgjegjëse janë të angazhuara në terren për të menaxhuar situatën dhe parandaluar përhapjen e flakëve.
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka ndjekur situatën nga afër dhe ka konfirmuar se zjarrfikësit dhe autoritetet lokale po punojnë për të shmangur pasoja të tjera. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e një landfilli të ri që pritet të vihet në funksion brenda javës. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe uljen e rrezikut nga zjarret në të ardhmen.
Në ndërkohë, fusha aktuale e mbetjeve do të kapsulohet dhe do të mbulohet me dhe për të parandaluar problemet gjatë sezonit turistik, sidomos në zonat e Vlorës dhe Orikumit.
Autoritetet po monitorojnë vazhdimisht situatën për të siguruar që zjarri të mos përhapet më tej dhe të rrezikojë zonat përreth.
View this post on Instagram