Zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit!
5 javë nga zjarri ne urgjencen e QSUT, Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024.
Replikë mëson se në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” ka kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport se zjarri ka rene në dhomat eë baterive të Emergjencës.
“Deri në këtë fazë hetimore, rezulton se ngjarja në fjalë është një ngjarje aksidentale dhe zjarri në katin -2 të godinës, në dhomën teknike ka rënë si pasojë e nje keq funksionimi të pajisjeve të baterive (U.P.S-ve), nga ku rezulton se është dhe vatra e zjarrit” thuhet në dosje.