Zjarri në Shkopet përfshin sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja nga ajri

Situata mbetet sërish problematike nga zjarri në malet e Ulzës, Shkopetit dhe Lurth.

Vatrat e zjarrit janë ende aktive ndërsa po zhvendosen në zonën e Lurthit të Mirditës.

Ndërkaq operacioni bëhet i vështirë me forcat zjarrfikëse nga terreni i thyer malor. Gjatë ditës së djeshme në zonën e Shkopetit janë shfaqur disa vatra zjarri pranë rrugës nacionale, me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është neutralizuar përhapja e flakëve.

Sipas të dhënave janë më shumë se 150 ha siperfaqe e djegur nga zjarri, kryesisht me bimësi, pisha dhe pyje të tjera.
Për shuarjen e këtij zjarri masiv, ndërhyrja nga ajri mund të rezulatojë efikase.