Që nga pasditja e djeshme ende vijon zjarri në fshatin Shkopet.
Sipas komandatit të njësisë së zjarrfikësve të Kurbinit, është ndërhyrë me helikopterin e forcave të ushtrisë për neutralizimin e flakëve. Gjatë ditës disa forca të ushtrisë dhe reparte zjarrfikëse janë në terren, por ende zjarri vijon në zonën e Shkopetit.
Fetmirësisht nuk ka rrezik për banesa, ndërsa pritet sërish ndërhyrje ditën e nesërme nga ajri.
Gjithashtu bëhet me dije se forcat zjarrfikëse do të monitorojnë dhe gjatë natës këtë situatë në fshatin Shkopet.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ