Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, Prokuroria regjistron procedim penal për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

Prokuroria e Fierit ka regjistruar sot procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr” lidhur me zjarrin në qendrën tregtare ‘Metropol Center’ në Lushnje.

Mësohet se prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore, ndërsa po ashtu është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores.

Sakaq, raportohet se hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

Njoftimi:

Zjarri në Qendrën tregtare ‘Metropol Center’, Prokuroria Fier regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregëtare “Metropol  Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.