Zjarri në qafën e Llogarasë, Ministria e Mbrojtjes: Qytetarët të shmangin qarkullimin në këtë rrugë


Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.