Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon për të tretën ditë, nis ndërhyrja nga ajri – tym toksik mbulon qytetin

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan vijon për të tretën ditë rresht, duke krijuar një situatë të rënduar për qytetin dhe zonat përreth.

Pas përpjekjeve të pareshtura në terren, këtë pasdite ka nisur ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët. Depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, bashkë me temperaturat e larta dhe erën e fortë, e kanë bërë shumë të vështirë fikjen e tij. Për pasojë, mbi qytetin është krijuar një tym toksik, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Ndërkohë, policia e Elbasanit ka nisur veprimet e para hetimore, në bashkëpunim me specialistë të zjarrfikëses, për të zbuluar shkakun e zjarrit që për orë të tëra helmoi qytetin dhe fshatrat përreth.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)