Zjarri në kodrat e Pilurit, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

Zjarri që ka përfshirë kodrat pranë fshatit Pilur në Himarë vijon të jetë aktiv, i ndihmuar nga era dhe terreni i vështirë, duke djegur shkurre dhe pemë dhe duke avancuar drejt zonave më të larta malore.

Prej mesditës së djeshme, rreth 15 forca zjarrfikëse të Himarës, punonjës të policisë, bashkisë dhe emergjencave civile po punojnë për shuarjen e flakëve, por ndërhyrja nga toka është vështirësuar.

Për këtë arsye, ditën e sotme është aktivizuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen nga ajri për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit.

Një shqetësim serioz përbën tymi i dendur që përhapet në ajër, duke krijuar problem për pushuesit në zonë. Zjarrfikësit shprehen se mbeten në gatishmëri, pasi rreziku për riaktivizim të flakëve është i lartë për shkak të humusit dhe erës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)