Zjarri masiv në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: I qëllimshëm! Dënim kush dëmton imazhin e qytetit

Për zjarrin masiv që  ka përfshirë  fushën e mbetjeve  në Vlorë, ka reaguar edhe kryebashkiaku Ermal Dredha. Në  një  postim në  rrjete sociale ai e quan një “rrethanë të përsëritur dhe të patolerueshme”, gjithashtu shprehet se kjo është një “zjarrvënie e qëllimshme” dhe papërgjegjshmëri njerëzore.

Ndërsa thotë  se Bashkia dhe Policia e Shtetit e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia.

 Reagimi i kryebashkiakut Ermal Dredha:

 

“Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik.

Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!”.