Zjarri masiv në tregun e Durrësit/ Vihet nën hetim pronari, u shkelën rregullat e mbrojtjes në punë
Pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë në qytetin e Durrësit është proceduar në gjendje të lirë pronari i tregut.
Sipas policisë procedimi është për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Zjarri i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e djeshme dhe ka djegur plotësisht rreth 20 dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në lidhje me situatën, më herët ka reaguar edhe perfekti Emiljan Jani, i cili ka deklaruar se tregu është privat dhe organizimi i tij nuk zbaton asnjë kusht të sigurimit teknik, prandaj ishte një zjarr kaq masiv.