Zjarri masiv në Shkopet/ Rrezikohen zonat përreth, digjen 50 ha pyje

Zjarri i përmasave të mëdha në Shkopet, ka përshkuar dhe zonën e Lurthit në Malësinë e Mirditës dhe atë të Ulzës një park natyror të Matit. Zjarri është riaktivizuar gjatë natës, duke u djegur masiv pyjor dhe bimësi. Rreth 50 ha pyje janë shkrumbuar, ndërsa vatra vijon të jetë ende aktive.

Ndërkohë forca të shumta nga ushtria ndodhen në terren, por e pamundur izolimi i vatrave.

Pritet ndërhyrja nga ajri, ndërsa situata mbetet problematike në zonën e mbrojtur të Shkopetit nga zjarri.