Zjarri masiv në Pilur/ Reagon Balla: Zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër, policia duhet të …..

Lidhur me zjarrin masiv që ka përfshirë pasditen e së premtes fshatin Pilur të bashkisë së Himarës ku raportohet se janë djegur 25 ha me shkurre dhe pemë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ku ndër të tjera shprehu dhe mirënjohje për 40 zjarrfikëset të angazhuar në vënien në kontroll dhe shuarjen e zjarrit në Pilur.

Është detyra e Policisë së Shtetit tani të bëjë gjithçka për identifikimin e shkakut apo shkaktarit të mundshëm të këtij zjarri. Një apel dhe kujtesë publike: zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal“.

Postimi i plotë:

Mirënjohje 40 zjarrfikësve të angazhuar në vënien në kontroll të zjarrit në Pilur. Është detyra e Policisë së Shtetit tani të bëjë gjithçka për identifikimin e shkakut apo shkaktarit të mundshëm të këtij zjarri. Një apel dhe kujtesë publike: zjarrvënia është një krim i cili dënohet ashpër nga Kodi Penal. Policia duhet të zbulojë çdo fajtor për çdo rast. Një lutje edhe qytetarëve të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para. Informoni menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.