Zjarri masiv në fshatin Hoshtimë, reagon kryetari i bashkisë: Po punohet nga forcat zjarrfikëse, do të ketë hetim …

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka folur mbi situatën kritike të krijuar nga zjarri i përmasave të mëdha  në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku flakët e favorizuara nga era dhe temperaturat e larta kanë  përparuar në drejtim të fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë.

Dredha tha se të gjitha strukturat në terren për menaxhimin e situatës ndërsa shtoi se  zjarri dyshohet se ka ardhur nga varrezat e Hoshtimës.

“Po punohet nga forcat zjarrfikëse. Policia dhe forcat e armatosura dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat , ndërsa mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor këtë do ta përcaktojnë hetimet”, tha Dredha.

Zjarri i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Hoshtimë të Vlorës filllimisht në afërsi të varrezave. Ndërsa flakët të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar fshatrat Kërkovë dhee Bestrovë. Situata paraqitet kritike ndërsa banorët janë evakuuar.

Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur deri tani të paktën 9 mjete zjarrfikëse helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po hedh ujë nga lart mbi flakët, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)