Zjarri masiv në Durrës/ Reagon perfekti Jani: Ka dëme të shumta materiale! Tregu nuk zbaton asnjë kusht sigurimi
Në lidhje me zjarrin masiv që ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit ka reaguar perfekti Emiljan Jani, i cili I pyetur se si po menaxhohet zjarri në tregun industrial në Durrës, ai është përgjigjur se janë angazhuar të gjithë zjerrfikëset te qytetit të Durrësit, bashkisë së Kavajës, të Shijakut si dhe bashkisë së Kamzës.
Ai gjithashtu tha se kemi dëme të konsiderueshme materiale ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit por me siguri ka të bëjë me kontaktin elektrik ndërsa shtoi se organizimi i këtij tregu, nuk zbaton asnjë kusht të sigurimit teknik prandaj ishte një zjarr kaq masiv.
Tregu i përfshirë nga zjarri pasditen e sotme është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.
Fatmirwsisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Kujtojmë se edhe në vitet e kaluara, ky treg ka qenë disa herë skenë e zjarreve të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.
View this post on Instagram