“Zjarri është normalizuar”, Skëndaj nga Emergjencat Civile në Vlorë: Shkak mund të jetë …
Në lidhje me zjarrin në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ka reaguar edhe Robert Skëndaj nga Emergjencat Civile, i cili ka deklaruar se zjarri është normalizuar falë ndërhyrjes nga ajri dhe forcave nga bashkitë fqinje të cilat kanë ardhur në ndihmë.
Ndërsa shtoi se dyshimet e para hidhen për një zjarr të ndezur në varreza bërë shkak për t’u përhapur në të gjithë fshatin Oshtimë e më pas i favorizuar nga era e fortë ka vërshuar drejt Kerkovës
“Aktualisht kemi mbështetjë nga Bashkia e Fierit, Beratit, Himarës njëkohësisht një ndihmë më të madhe po na e jep edhe Forcat e Armatosura . Era e madhe që vazhdon të fryejë në terren e ka ndihmuar zjarrin duke djegur kështu një sipërfaqe të konsiderueshme te varrezat në drejtim të Kërkovës. Me punën e zjarrfikësve u bë e mundur të mënjanohet zjarri në banesat, aktualisht nuk rrezikohen shtëpi pasi janë mobilizuar të gjitha strukturat. Njëkohësisht kanë ardhur edhe dy grupe të FNSH. Shkak për momentin medohet se mund të jetë një zjarr që ka ardhur nga varrezat” , tha Skëndaj.
View this post on Instagram