Zjarret në vend / Peleshi “iu tërheq veshin” drejtuesve vendorë

Teksa zjarret masive kanë pushtuar vendin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka drejtuar gishtin kryetarëve të bashkive si përgjegjësit dhe parandaluedit kryesorë të situatës.

Ndërkohë më herët ka reaguar edhe kreu i Agjensisë së Mbrojtjes Civile  , Haki Çako. Edhe ky I fundit, njëlloj si ministri i tij ngarkon me përgjegjësi, pushtetarët vendorë.

 

Reagimi i Çakos:

“Siç jemi në dijeni agjensia e Mbrojtjes Civile përgjigjet për zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në këtë këndvështrim institucioni është përgjegjës për kontrollin të situatave emergjente. Angazhimi maksimal i pushtetit vendor në qark dhe bashki, pasi janë edhe përgjegjësit kryesor që duhet të rezaurojnë të gjithë kapacitetet e tyre në nivel qarku dhe bashkie që janë përgjegjësit kryesor për ruajtjen e territorit të tyre. Gjatë muajit qershor dhe korrik janë evidentuar 125 dhe 45 vetëm në tre ditët e fundit në pyje dhe në sipërfaqe kullotash. Në takimet e zhvilluara në prefektuara është diskutuar që në bashkëpunim me prefektët dhe kryebashkiakut është diskutuar për monitorimin e sistemit dhe verifikimin për informimin sa më të shpejtë të rënies së zjarreve.

Sinjalizimi në kohë i shërbimit zjarrfikës, aty ku kryebashkiakët dhe kryetarët e fshatrave janë më të vëmendshëm rezultati është shumë herë më pozitiv. Është e rëndësishme ndërhyrja në kohë, pasi asnjë zjarr nuk përhapet shumë nëse do të funksionojnë të gjithë strukturat përkatëse. Raportimi në kohë dhe komunikimi me qendr3ën të emergjencave civile, vlerësimi dhe mbështetja dhe pasi të jenë rezauruar të gjithë rezervat në nivel bashkie dhe qarku do të merren masa të tjera.  E rëndësishme është niveli i të gjithë strukturave, njoftimi I popullatës që mund të jenë në rrezik dhe evakuimi I tyre dhe hetimi në lidhje me zjarret për të vënë në këtë rast edhe autorët”, ka thënë ai.