Teksa në Los Angelos është shpallur gjendja alarmante nga zjarret këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Në një postim në InstaStory, ajo është shfaqur me një maskë në fytyrë dhe ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.
“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.
Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke treguar se është dashur të përballojë disa vështirësi gjatë natës.
“Mbrëmë më duhej të flija në ndonjë divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua”, shkroi ajo në një tjetër postim.