Zjarret në Kaliforni/ Qielli bëhet i kuq në Los Anxhelos, pamjet

Nga zjarret masive në disa zona të Los Anxhelosit është krijuar një panoramë që u shfaq pikërisht nga kodra e Hollivudit Perëndimor.

Ashtu siç tregohet nga videot e shpërndara në media, qielli është bërë i kuq, i përforcuar gjithashtu nga tymi dhe smogu mbi qytet.

Zjarret vazhdojnë të godasin disa zona të Los Anxhelosit dhe Kalifornisë, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke detyruar mbi njëqind mijë njerëz të evakuohen.