Zjarret katastrofike i shkaktojnë vdekjen aktores së njohur

Aktorja Dalys Curry është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, e cila u shkrumbua plotësisht mes zjarreve të furishme.

Dalys Curry, 95 vjeç, vdiq pasi një zjarr përfshiu pronën e saj në veri të Los Anxhelosit, konfirmoi familja e saj në postimet tronditëse në mediat sociale.

Ajo u gjet pa shenja jete në vilën e saj.

Nipin i saj, Kelly postoi pamje tronditëse të Cadillac-it të aktores të dëmtuar nga zjarri dhe shtëpisë së gjyshes, të cilat u dogjën nga zjarri shkatërrues.