Zjarr pranë një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë, shkak temperaturat e larta

Një zjarr ka rënë pranë një pus nafte në fshatin Kozare të Kuçovës, duke përhapur flakët me shpejtësi në territorin përreth. Zjarri është favorizuar nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të qytetit të Beratit, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll. Flakët janë lokalizuar dhe më pas janë fikur pa shkaktuar dëme të tjera.

Sipas burimeve zjarrfikëse në terren, shkak i rënies së zjarrit kanë qenë temperaturat e larta të ditëve të fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)